Ndonese ende nuk ka asnje zyrtarizim, te Vllaznia jane ne levizje. Skuadra po riformatohet ne prag te pjesmarrjes se saj ne Kupat e Europes. Me largimin e disa futbollistave, tashme eshte mese e nevojshme perforcimi i saj me lojtare te tjere dhe tashme jane konfirmuar futbolliste si Dodev, Sala e Gruda.
Por nderkohe nje tjeter emer ka dale se fundi ne skene. Burime prane gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se drejtusit e klubit shkodran jane ne bisedime me mbrojtesin Altin Bytyçi, i cili pret te beje shkeputjen perfundimtare nga skuadra aktuale e Kukesit dhe t’i bashkohet kampit kuqeblu.
Nisur nga cilesite dhe performancat e tij, Vllaznia duket se po ben goditje e duhur per repartin e prapavijes sepse Bytyçi luan si ne qender te ketij reparti, ashtu edhe ne krahun e djathte dhe do te ishte nje perforcim cilesor.
22 vjeçari ka luajtur me pare gjysme sezoni me skuadren e Laçit dhe me pas ka kaluar tek Besa per disa muaj, e me vone ne Kroaci, para se te vinte para dy vitesh tek Kukesi, me te cilin ka luajtur deri para pak ditesh.
Ne sezonin e fundit, duke luajtur ne rolin e mbrojtesit te djathte, Bytyçi ka qene ne fushe ne 32 ndeshje, me nje aktivizim ne total prej 2513 minutash teksa ka shenuar edhe nje gol.
Ai ka spikatur per disa veçori, ku perfshihet kryesia egoja e tij ne fushen e lojes dhe kjo ka bere qe te dallohet per cilesite dhe performancen e tij. Gazeta meson se ne adrese te Bytyçit ka patur interesim edhe nga disa skuadra te tjera, por vete lojtari e ka bere zgjedhjen e tij.
Oferta e Vllaznise e ka ngacmuar se tepermi dhe shume shpejt pritet edhe marreveshja e te dy paleve. Akordi duket shume prane dhe mesa duket ka mbetur vetem hedhja e firmes ne kontrate.
Marinela MATIJA