Në vite fanellën e Vllaznisë e kanë veshur edhe shumë futbollistë të huaj. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë lënë gjurmë dhe prandaj ndoshta edhe emri nuk u kujtohet. Por ka edhe nga ata që kanë lënë përshtypje të mira dhe një ndër to është edhe mbrojtësi malazez Nikolla Vukçeviç.
Ka luajtur dy herë në Shkodër, në të parën gjatë sezonit 2006-06 dhe më pas u kthye në fazën e dytë të kampionatit të sezonit 2013-2014. Ndërkohë përpos aktivizimit në Shqipëri dhe sigurisht në Mal të Zi, karriera e tij ka vijuar edhe në Qipro, Kuvajt, por edhe në Maqedoninë dhe Serbi, vend ku dhe mbylli karrierën e tij sportive para një viti e gjysëm.
Mbrojtësi nga Podgorica ndërkohë vijon të ndjekë kampionatin shqiptar dhe konstaton se ka një konkurrencë të madhe në mes disa ekipeve për titullin kampion, por sigurisht që ai bën tifo për Vllazninë, skuadrën për të cilën ruan shumë respekt.
Vukçeviç pasditen e sotme ka pranuar t’i kushtohet disa minuta gazetarit Andi Gjurgjej për t’i dhënë një intervistë të shkurtër për “Shkodra Sport”, intervistë që mund ta ndiqni më poshtë:
-Se pari na thoni pak pershtypjet tuaja qe keni per kampionatin shqiptar?
Une e ndjek here pas here Vllaznine. Ata e filluan shkëlqyeshëm kampionatin mbase pak të befasuar dhe ishin në vendin e parë për një kohë të gjatë. Per ta erdhi një seri rezultatesh negative dhe rivalët e tjerë si Partizani, Laçi dhe Teuta u afruan dhe tani ekziston një garë emocionuese për titullin kampion.
-Kete sezon, kampionatin shqiptar e ka perfshire nje rivalitet i ashper mes skuadrave te kreut dhe atyre te fundit te renditjes. Opinioni juaj?
Rivaliteti tregon që kampionati është i mirë, ka surpriza gjë që është e mirë për kampionatin dhe ka një farë sharmi, nuk ka relaks as ndaj kundërshtarëve më të dobët dhe ekipet jane maksimalisht te motivuar e te fortë për të luajtur kundër çdo rivali pavarësisht pozicionit qe kane në tabelë.
Persa i perket titullit mendoj se Vllaznia ka rivalë Partizanin, Laçin dhe Teuten dhe nuk do të jetë e lehtë por besoj dhe mbështes me gjithë zemër që Vllaznia të jetë përsëri kampione.
-Vllaznia doli e humbur kete jave nga perballja me Bylisin duke krijuar njefare ngerci pasi ka 5 ndeshje qe nuk arrin te fitoje. Sipas jush kjo situate do ndikoje negativisht tek skuadra e Vllaznise?
Nuk besoj qe do ndikoje por shpresoj që Vllaznia të dalë sa më shpejt nga kjo seri rezultatesh negative dhe të arrije te fitoje serish e të luftojë për titiullin kampion deri në fund.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ