Jude Bellingham bëri një festë të shëmtuar me të shënuar golin e fitores për Real Madridin ndaj Barcelonës.

Los Blancos fituan 3-2 ndaj katalunasëve në javën e 32-të në La Liga, duke shtuar diferencën në 11 pikë dhe duke e mbyllur kështu garën për titull.

Por, Bellingham që është lojtari i sezonit te Real Madridi bëri gjestin e shëmtuar kur shënoi golin në minutën e 90—të.

Ai festoi duke bërë me shenjë nga testikujt, duke lënë të kuptohet se është një lojtar i madh për këso ndeshje.

Natyrisht se një veprim i tillë nuk i takon një lojtari profesionist, por që Bellingham vendosi që ta realizonte atë. /Telegrafi/