Ka mbetur vetëm hedhja e firmës në kontratë dhe ndonëse nuk ka ende zyrtarizim, bullgari Nikolay Gospodinov mund të konsiderohet trajner i Vllaznisë. Ai vjen në Shkodër ditën e dielë dhe të hënën mund të firmosë, megjithatë ai e ka arritur “fitoren” e parë: Vlerëson maksimalisht tifozët e kësaj skuadre.
E ka bërë këtë gjë në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën “Shkodra Sport” ditën e sotme teksa bullgari ndër të tjera, ka deklaruar edhe se po e ndjek basketbollin shqiptar për të krijuar një ide më të qartë në lidhje me nivelin e tij. Ja intervista e plotë e tij:
– Mister, këtu po flitet se mund të jeni trajneri i ardhshëm i Vllaznisë. E vërtetë kjo?
– Le të presim pak derisa të vij në Shkodër. Unë do të vij më 19 maj për të diskutuar për çdo gjë.
– Ju keni dëshirë për të nisur një eksperiencë të tillë?
– Ne kemi një marrëveshje paraprake kur nuk kam nënshkruar ende një kontratë. Le të presim edhe pak.
– Keni ende ndonjë dilemë?
– Jo, nuk jam në dilemë. Vetëm unë dua të përqëndrohem në punën time të tanishme sepse jemi në fundin e sezonit. Le të flasim për Vllazninë kur të vij atje. Çfarë mund të them tani është se Alban Xhaferi dhe Blendi Dibra janë me të vërtetë profesionistë të mëdhenjë dhe dëshiron të përmirësojnë klubin dhe të rrisin nivelin e basketbollit dhe ata kanë ide vërtet të mira për ta bërë këtë. Shpresoj se do ta bëjmë këtë sëbashku.
– Jeni ende në aktivitet me skuadrën tuaj?
– Po dje kemi patur ndeshjen e parë dhe gjytari na penalizoi. Ne ishim një pikë përpara në 4 sekondat e mbetur dhe arbitra nuk dha një faull duke humbëm me një pikë.
– E fundit, çfarë dini ju për Vllazninë dhe basketbollin shqiptar?
– Unë di shumë mirë për basketbollin në Shqipëri dhe po mbaj shënime pas çdo ndeshje finale mes Goga Basket dhe Teuta. I pashë ata në internet në “YouTube”. Të dyja skuadrat janë vërtet të mira dhe të dyja kanë shanse të mëdha për të fituar kampionatin. Sot ata luajnë ndeshjen e katërt në fushën e Teutës.
Por ajo që di unë është se Vllaznia ka tifozët më të mirë në botë që janë lojtari i gjashtë i ekipit. Me mbështetjen e tyre mendoj se nuk ka mision të pamundur. Por ju lutem, le të flasim më shumë kur të vij atje.
© shkodrasport.com