Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEksod te Vllaznia, pas Markut largohen edhe 2 titullarë të tjerë

Eksod te Vllaznia, pas Markut largohen edhe 2 titullarë të tjerë

Ka nisur eksodi te Vllaznia! Pas Herald Markut, që ka arritur akordin me klubin e Partizanit, nga skuadra shkodrane, janë larguar edhe mbrojtësi Isaevski si dhe mesfushori Demir Imeri.

Mësohet se Isaevski është paraqitur sot në stërvitje, por nuk ka pranuar të vazhdojë më të jetë pjesë e Vllaznisë, as për Europën, ndërsa për sa i përket Imerit, 25-vjeçarit i ka mbaruar kontrata dhe të dyja palët nuk kanë interes për rinovim.

Ekziston mundësia, që në ditët në vijim të ketë “firo” të tjera në klubin shkodran.

Ndërkohë Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Konferencës, teksa shorti i vuri përballë boshnjakëve të Siroki Brijeg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments