Dështimi për të fituar titullin kampion pritet të sjell një eksod te Kukësi. Plot 8 futbollistë kanë kërkuar të largohen nga verilindorët në fund të këtij sezoni, duke krijuar një situatë të pakëndshme te nënkampionët e vendit.

Rrugën e Arturo Reginaldo dhe Uilliam Melo kanë ndjekur edhe futbollistë si Stivi Frashëri, Ardian Cuculi, Simon Rrumbullaku, Irakli Dzaria, Arbër Çyrbja dhe Roger Junior kanë depozituar në zyrat e FSHF-së një letër ku kërkojnë largimin e tyre nga skuadra, kërkesë që pritet të pranohet pa shumë probleme.

Të 8-të futbollistët janë në skadencë kontrate dhe “hutimi” i drejtuesve në kërkim të titullit ka bërë që emrat e lartpërmendur të kërkojnë largimin.

Kjo situatë do të shtojë akoma dhe më shumë dhimbjet e kokës për trajnerin Ernest Gjoka, që duhet të nis nga puna për të identifikuar futbollistët që mund t’i bëjnë punë Kukësit të sezonit të ardhshëm./newsport/