E ftuar në emisionin Star Sport mbrëmë ishte edhe kapitenia por tashmë edhe zëvendës trajnere e Murlanit për femra, Paula Jaku.

Në komentet e saj ajo u ndal tek ecuria e Murlanit, si edhe objektivat e kësaj skuadre.

Jaku tha:”Fituam në ndeshjen e fundit me rezultatin 5-0 kundër Teutes. Ishte një rezultat shumë i mirë dhe që na ndihmon pas fillimit të dobët që kishim.

Por tani ekipi duket se po ecën në mënyrën e duhur dhe patjetër objektivat tanë janë për 3-4 vendet e para të klasifikimit.

Më mirë trajnere apo lojtare ? Janë dy ndjenja të ndryshme. Në fushë ke përgjegjësi vetëm për veten, për ato detyra që të jep trajneri. Por në stol duhet të kujdesesh për të gjithë lojtaret. “