Ardhja e kryebashkiakut te ri te Pukes Rrok Dodaj ka sjelle shume ndryshime edhe tek klubi i Futbollit Terbuni. Ashtu siç e kishte paralajmeruar edhe gjate fushates elektorale ai, tek skuadra pukjane do te kishte ndryshime rrenjesore dhe ato kane filluar duke nisur nga zevendesimi i drejtuesve te klubit.

Tashme eshte bere e ditur qe sekretar i klubit do te jete serish Bujar Mehaj ndersa ne postin e drejtorit teknik eshte emeruar Alfred Pjetri. Per pankinen nderkohe gjithçka i eshte besuar Altin Xhahyses si trajner i pare.

Nje tjeter ndryshim ka qene edhe grumbullimi i skuadres jo me ne Tirane siç ka ndodhur me perpara, por ne Shkoder. Dy dite me pare ka nisur edhe puna per sezonin e ri dhe ne seancen e pare ka qene i pranishem edhe kryebashkiaku- president Rrok Dodaj.

Ne nje prononcim per mediat ai eshte shprehur: “Me grupin e lojtareve qe do te perzgjedhin, me punen e stafit teknik qe kemi perzgjedhur, objektivi kryesor i Terbunit ne sezonin e ri futbollistik do te jete ngjitja ne kategorine e pare”.

Megjithate per ta bere kete gje sigurisht qe duhen financa dhe kryebashkiaku Dodaj duhet ta dije kete gje. Mbase me mbeshtetjen edhe te ndonje biznesmeni, synimi eshte te ndertohet nje ekip shume i forte qe te jete ne gare nga java e pare per titullin kampion te kategorise se dyte./SHKODRA-SPORT.COM/