Me Mondin ka patur raporte shume te aferta. Kane qene thjesht jo vetem tifoze te Vllaznise, por me shume se kaq. Pikerisht per kete arsye, Kujtim Lika sot eshte ndjere shume keq kur eshte detyruar t’i jape lamtumiren e parakohshme Edmond Spatarit.
Ky i fundit u nda nga jeta dje ne moshen 55 vjeçare, pasi vuante nga semundja prej disa kohesh megjithate nuk iu nda Vllaznise dhe stadiumit deri para pak ditesh. Lika ka folur per “Shkodra Sport” duke thene disa fjale per Mondin:
“Sot jemi mbledhur per te percjelle per ne banesen e fundit nje tifoz qe dha shpirtin per Vllaznine. Mondi ia kushtoi jeten Vllaznise deri ne sekonden e fundit kur nderroi jete. Ai nuk mundi dot ta mposhte semundjen dhe sot po na jep lamtumiren.
Do te mbetet shpirti i pavdekshem. Eshte simbol i tifozit qe do te mbetet gjate ne kujtesen e te gjitheve ne. Zemra e shpirti i tij do te jene do te jene aty me ne gjithmone ne shkallet e stadiumit”.
Te plote prononcimin e tifozit te Vllaznise Kujtim Lika mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: