Ndryshimet ne pankinen e Teutes duket se kane sherbyer per mire, per futbollistin shkodran Uheid Hoxha. Ardhja ne krye te kesaj skuadre e bashkeqytetarit te tij Edi Martini e ka motivuar edhe me teper mesfushorin i cili po ben nje paraqitje shume te mire ne stervitje.
Si rrjedhoje, burime prane skuadres durrsake bejne te ditur se 22 vjeçari eshte shume prane formacionit te pare dhe me shume te ngjare ne ndeshjen e pare te ketij viti, ate ndaj Kastriotit, ta nise si titullar nga minuta e pare.
Kuptohet qe vete Uheidi ka kohe qe e pret kete moment. Me trajnerin Shkembi gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per te dhe shpeshhere ka perfunduar te luaje me ekipin U21, por tashme eshte tjeter histori.
Ish- futbollisti i Vllaznise eshte “ringjalluar” me ardhjen e trajnerit Edi Martini, i cili ndoshta edhe duke ia njohur me mire aftesite, ka vendosur t’i besoje me shume atij dhe per rrjedhoje ai “eshte bere me krahe” ne stervitje.
Kjo e ka bindur trajnerin per te hedhur syte drejt tij dhe per ta bere ate te kuptohet se nese vazhdon keshtu, do te shnderrohet ne nje lojtar te rendesishem per Teuten. Prandaj dhe Uheid Hoxha po pret daten 14 janar, per te qene ne fushe me shume mundesi ne sfiden ndaj Kastriotit./SHKODRA-SPORT.COM/