Erald Çinari shtyn rikthimin në Superiore. Pasi prishi kontratën me klubin turk të Samsunsporit, sulmuesi shkodran ka zgjedhur të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut dhe konkretisht me Shkëndijën e Tetovës.

SuperSport mëson se sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur me kuqezinjtë nga Tetova dhe zyrtarizimi do të vijë në ditët e ardhshme. Çinari ishte objektiv për Partizanin e Vllazninë, por në fund e ka bindur oferta e Shkëndijës.

Krahas Çinarit, drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur marrëveshjen edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e kuqezinjve dhe tani do të rikthehet sërish.

Ne Shkoder sot qarkulloi nje lajm per veshjen e tij kuqeblu, por “Shkodra Sport” me pas sqaroi se mes Çinarit dhe drejtuesve te Vllaznise nuk ka patur asnje marreveshje dhe kjo u vertetua ne oret ne vijim.

Tek Shkendija, Çinari do te jete vetem pak muaj pas largimit prej saj te dy sulmuesve te tjere shkodrane, Rubin Hebajt dhe Sindrit Gurit dhe sigurisht qe do te kerkoje te lere gjurme me aktivizimin e tij.