Ne gjendje jo te mire shendetesore, por Naim Dyca sot nuk mund te mungonte ne ceremonine e lamtumires se kolegut te tij, Edmond Spatari. E ka konsideruar nje detyre sepse shoku dhe miku i tij duhej percjelle ashtu si duhet per ne banesen e fundit.
Te gjithe ne Shkoder, e njohin Naimin si tifozin e zjarrte, tifozin e veçante te Vllaznise, por vete ai kerkon te tregohet ndoshta edhe modest, kur e cileson Mondin numrin 1 te tifozeve shkodrane. Nje gje te tille e ka thene edhe ne nje prononcim te shkurter te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.
“Per mua ka nderruar jete nje tifoz i zjarrte, Mondi i cili ka qene numri 1 i tifozeve shkodrane. Une si Naim kam nje propozim per drejtuesit e Vllaznise, nese duam te ma degjojne dhe te ma marrin ne konsiderate.
Ne ndeshjen e pare qe do te luhet ne Shkoder, te mbajne nje minute heshtje ne nderim te Mondit. Eshte detyrim per te gjithe ne qe ta nderojme ate tashme qe nuk e kemi me mes nesh”- eshte shprehur Dyca.
Te plote prononcimin e Naim Dyces, tifozit te veçante kuqeblu mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: