Real Madrid dhe Barcelona do të zhvillojnë një miqësore më 29 korrik në Dallas, ndeshje e cila pritet të ketë interes të madh.

“MARCA” bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat, me çmimet që variojnë nga 205 deri në 3.102 dollarë.

Çmimet mesatare të biletave janë 504 dollarë, ku më të shtrenjtat janë ato të nivelit të barit, të cilat kushtojnë midis 2.500 dhe 3.102 dollarë.

Stadiumi “Dallas Cowboys” ka një kapacitet prej 80.000 shikuesish.