Sërish ndeshje në “Elbasan Arena” dhe sërish barazim për Vllazninë. Shkodranët u ndalën në një barazim 0-0 as 3 fitoreve rradhazi kundër Dinamos.
Si blutë e kryeqytetit ashtu edhe kuqeblutë shkodranë e ndanë në “paqe” takimin e javës së 14-të. Por ky ishte barazimi i tretë këtë sezon për Vllazninë në këtë stadium.
Këtu numërohet ndeshja kundër Partizanit. Ndeshja luhej në “Elbasan Arena”. Takimi do përfundonte në shifrat 1-1. Në fillim shënonte Vllaznia me anë të Da Silvas që më pas do barazohej nga Rrapaj. E njëjta gjë do ndodhte edhe në ndeshjen kundër Teutës.
Sërish në “Elbasan Arena” dhe sërish në shifrat 1-1. Kësaj rradhe në avantazh kalonin durrsakët me anë të Giorgiev që më pas do arrihej nga Latifi. E njëjta gjë edhe mbrëmë, por kësaj rradhe me shifrat e bardha 0-0.
Duket se ky stadium është “i mallkuar” për Vllazninë. Çdo ndeshje këtë sezon është mbyllur nën shenjën “X”, e po ashtu edhe një humbje 0-3 kundër Teutës këtë edicion për ndeshjen e Superkupës.
Ky impiant nuk duket fatsjellës për shkodranët që nuk arrijnë të marrin një 3 pikësh gjatë këtij edicioni në 3 ndeshje të zhvilluara.