Kampionati shqiptar i futbollit do jetë pushim deri në datën 12 dhjetor. Kjo për shkak të Botërorit që do luhet në Katar dhe ligat në mbarë Europën do jenë pushim, për të respektuar edhe turneun më të rëndësishëm në Botë.

Po ashtu edhe Vllaznia do jetë me pushime këtë periudhë, pavarësisht se kuqeblutë do rikthehen në fushën e lojës pak më shpejt se pjesa tjetër e kampionatit, pasi do luajë Superkupën përballë Tiranës në datën 7 dhjetor.

Por gjithsesi shkodranët kanë mbyllur 12 javë në Superiore, ku tashmë ndodhen në vendin e 5-të me 19 pikë, 3 më pak se dyshja kryesuese e Tiranës dhe Partizanit në kuotën e 22 pikëve. Statistikat tregojnë që fituesit në fuqi të kupës së Shqipërisë shumicën prej pikëve i kanë grumbulluar në ndeshjet shtëpiake. Duke e shndërruar kështu ‘Loro Boriçin’ në një fortesë të vërtetë.

Kështu ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka marrë 10 pikë në 5 ndeshje të zhvilluara në shtëpi në këtë edicion. Kuqeblutë numërojnë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje përballë Partizanit në shifrat 1-2. Përveç humbjes me të kuqtë disi mund të djegë edhe barazimi në shifrat 2-2 kundër Erzenit, në një moment ku skuadra po kryesonte 2-0 deri në 15 minuta nga fundi i ndeshjes.

Në letër edhe ndeshja me Tiranën e barazuar 0-0 së fundmi konsiderohet si shtëpiake, pavarësisht se nuk është e tillë.
Kjo pasi duelet e fazës së 3-të dhe 4-ët do luhen në ‘Loro Boriçi’.

Përsa i përket ndeshjeve Brenda Vllaznia ka grumbulluar më shumë pikë se çdo skuadër në Superiore. Duke bërë që të hidhet poshtë ideja që ekipi luan më mirë në transfertë, ku duket se mbështetja e tifozerisë kuqeblu ndikon në performancat dhe rezultatet e skuadrës shkodrane.
Endri ÇINARI