Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Elbasan Arena' nuk i sjell fat Laçit, kurbinasit i thonë 'lamtumirë' Conference...

‘Elbasan Arena’ nuk i sjell fat Laçit, kurbinasit i thonë ‘lamtumirë’ Conference League

Pas Vllaznisë një tjetër skuadër shqiptare i thotë “lamtumirë” Conference League. Këtë herë Laçi nuk ia doli dot ndaj Petrocub në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit u barazuan nga miqtë në minutën e 54-të, teksa bardhezinjtë e Shpëtim Duros shënuan të parët me Mentor Mazrekaj në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë do të ishte fatkeqe për Laçin, i cili ndëshkohet dy herë brenda dy minutave, me miqtë që përmbysin kështu rezultatin në 3-1.

Petrocub nuk u mjaftua me kaq, teksa ne minutat e fundit te shtesës shënuan edhe golin e 4-të, duke çuar shifrat në 4-1.

Një ndeshje për tu harruar kjo për të besuarit e Shpëtim Duros, te cilët nuk ia dolën dot të ruanin avantazhin e golit të shënuar.

Në këtë mënyrë Laçi do të përshëndetet me Conference League që në turin e dytë të saj, duke mos mundur që vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments