Ka mundur Dinamon në gjysmëfinale dhe sonte edhe Gogën në finale dhe është shpallur kësisoj kampione e vendit. E kemi fjalën për ekipin e basketbollit U18 të Kamzës i cili kurorëzohet si më i miri i këtij kampionati.

Ajo që duhet të veçojmë është se protagonisti kryesor i këtij suksese për kamzalinjtë, ka qenë basketbollisti shkodran Elian Memçaj i cili prej janarit është pjesë e tyre.

Shtatëlarti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e sotme e cila u fitua me rezultatin 84-64 ndonëse ndeshja luhen në pallatin e sportit të Gogës.

Por në suksesin e Kamzës nuk është vetëm Elian Memçaj protagonist. Pjesë e këtij suksesi është edhe trajneri, edhe ky shkodran- Eni Llazani, i cili duke njohur vlerat e lojtarit të mësipërm, ngulmoi ta merrte në ekipin e tij dhe Eliani ia shpërbleu.
© shkodrasport.com