Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-1. Ndeshja në “Elbasan Arena” u shoqërua nga tensioni, ndërsa gjyqtar kryesor ishte Dorjan Maletaj dhe në VAR ishte Eldorjan Hamiti.
Gjithçka ishte në favor të Elbasanit nga minuta e 25-të, kur Bylisi i Josës mbeti me 10 lojtarë. Bruno u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të rastit ndaj Tsage.
Diallo mori përsipër goditjen e dënimit duke dërguar topin në rrjetë. Më pas goli i dytë erdhi nga penalltia ku pas ndërhyrjes së gabuar të Përndrecës, ishte Diallo që plotësoi dopietën personale.
Në pjesën e dytë kapiteni Marku riktheu Bylisin në lojë, pas golit me kokë në minutën e 50-të. Ibrahim Abas la Elbasanin me 10 lojtarë në minutën e 85-të, pasi Maletaj shkoi për herë të dytë të shikonte rastin me VAR. Në fund është Elbasani që del nga kriza, teksa Bylisi ka mbetur në zonën e ftohtë.
ELBASANI 2-1 BYLIS
25′, 38′(p) Diallo – 50′ Marku







