Mbyllet në barazim 0-0 ndeshja në mes Elbasanit dhe Egnatias, luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”. Një rezultat ky që “i shkon për shtat” Vllaznisë e cila në rast fitoreje nesër ndaj Dinamos, do ta çonte në dy pikë diferencën me elbasanit dhe katër pikë me rrogozhinasit.
Takimi në mes dy ekipeve pretendente i ka patur të gjitha brenda, por veç gola jo.
Rastet ishin të shumta nga të dyja krahët, por asnjëri prej ekipeve s’e gjeti rrugën e rrjetës. Në këtë ndeshje u dhanë 2 kartonë të kuq. Si fillim u ndëshkua Boye i Elbasanit, në minutën e 7-të. Ndërsa 22 minuta më vonë, u ndëshkua Flamur Ruçi i Egnatias.
Pas këtij barazimi, Elbasani merr vendin e parë me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, por shkodranët kanë një ndeshje më pak. Nëk krahun tjetër me 51 pikë, rrogozhinasit mbeten në vendin e 3-të.
ELBASANI 0-0 EGNATIA


