Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani fiton me përmbysje ndaj Teutës dhe ruan hapin e Vllaznisë

Elbasani fiton me përmbysje ndaj Teutës dhe ruan hapin e Vllaznisë

Elbasani nuk ka ndalur hapin në ndjekje të Vllaznisë, duke kthyer brenda pak orësh përsëri në 3 pikë diferencën nga kryesuesit e Superiores.

Verdheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Teutën në “Elbasan Arena”, në një ndeshje e cila u ndez në momente të veçanta. Në startin e saj ishte Teuta që iu afrua golit, duke goditur edhe shtyllën e portës së Totoshit i cili u detyrua të bënte disa pritje. Më pas kontrollin e mori Elbasani, por pa krijuar shumë raste para Selmanit.

Në fraksionin e dytë, loja ishte e ekuilibruar, por me zëvendësimet që rezultuan vendimtare për fatin e saj. Nga një anë, Gonçalves debutues, sapo u fut në lojë i dha avantazhin ekipit durrsak.

Por brenda pak minutash, debutuesi Boje i Elbasanit, shënoi dy herë në portën e Selmanit, duke ndryshuar plotësisht rrjedhën e ndeshjes dhe duke i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij. Kështu, Elbasani vazhdon të ruajë vendin e dytë, ndërsa thellohet kriza e Teutës e cila regjistron tashmë 10 ndeshje pa fitore në Superiore.

ELBASANI-TEUTA 2-1
73′, 75′ Boje / 68′ Gonçalves

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments