Elbasani ka mposhtur Tirannën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjaftoi goli i Ze Gomesh në fundin e pjesës së parë, për 3 pikë të arta në favor të verdhebluve.
Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi u munduan të reagojnë në pjesën e dytë. Megjithatë, mungoi goli. Traversa ndali Mehmetin, që të rikthente baraspeshën.
Elbasani i Gvozdenoviç vazhdon të ëndërrojë titullin kampion. Në anën tjetër bardheblutë me katër humbje radhazi ndodhen në zonën e ftohtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TIRANA 0-1 ELBASANI
44′ Ze Gomesh


