Saturday, March 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani mund Flamurtarin dhe i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes

Elbasani mund Flamurtarin dhe i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-2.

Golin e parë e shënoi pikërisht Elbasani në minutën e 5-të me anë të Xhonatan Lajthisë. Ndërkohë që në minutën e 54-t dhe në të 56-tën, Herald Marku i Flamurtarit gaboi dy herë nga 11-metërshi.

Vetëm 7 minuta më vonë, ishte përsëri Lajthia që dyfishoi shifrat. Në minutën e 65-të, Flamurtari ngushtoi diferencat me Ramanin, por rezultoi vetëm një gol statistikor.

Kështu, Elbasani rimerr vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 52 pikëve, aq sa Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër me 24 pikë, vlonjatët mbeten në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Flamurtari 1 – 2 Elbasani (Ramani 65′ / Lajthia 5′, 63′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments