Tirana 1 – 4 Elbasani (Tabekou 65′ / Tsague 38′, 42′, Gomes 90+2′, Diallo 90+6′)

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve.

Dygolëshin e parë për elbasanasit e shënoi Tsague, më pas shënuan edhe Gomes me Diallo. Ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Tabekou, megjithatë ajo “rrjetë e tundur” rezultoi vetëm statistikore në përfundim të ndeshjes.

Kështu, Elbasani shkon në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 17 pikë. Në krahun tjetër, me vetëm 6 pikë, Tirana mbetet në vendin e parafundit në tabelë.