Elbasani ka siguruar një fitore spektakolare 3-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” duke ia dalë edhe pse në inferioritet numerik që në pjesën e parë të takimit.
Kartoni i kuq i shpejtë i Mustës si dhe rastet radhazi për të kuqtë në pjesën e parë lanë të mendohej se ekipi i Gvozdenovicc thjesht po mendonte të mbrohej për të mos pësuar. Por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi Elbasani doli në sulm dhe siguroi shpejt një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Isgandarli. Ze Gomesh shënoi me dy tentativa pasi penalltia u përsërit dhe që nga ai moment në fushë ishte vetëm Elbasani.
Bardheblutë bënë gjithçka mirë në të dy anët e fushës, duke mbrojtur me kujdes e kundërsulmuar rrezikshëm, gjë që solli edhe golat në minutat e fundit të Tsague dhe Kasës që shpërbënë plotësisht Partizanin dhe i dhanë verdhebluve një sukses mëse të merituar. Ata tashmë janë në vendin e dytë të renditjes, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë kryesuese.
ELBASANI-PARTIZANI 3-0
56′ (p) Ze Gomesh, 89′ Tsague, 90’+3′ K. Kasa


