Friday, February 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani prezanton përforcimin e rradhës para ndeshjes me Vllazninë. Merr një sulmues...

Elbasani prezanton përforcimin e rradhës para ndeshjes me Vllazninë. Merr një sulmues anësor

Elbasani ka prezantuar një futbollist vetëm pak minuta më parë. Verdheblutë kanë firmosur me Samuel Nongoh.

21-vjeçari kështu nis një aventurë të re në Shqipëri, ku do të mbajë kështu veshur fanellën e elbasanasve. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Ivan Gvozdenevic, i cili vjen vetëm 2 ditë para sfidës me Vllazninë.

Kamerunasi luan në krahun e djathtë dhe kështu shton alternativat për Elbasanin. 21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Veres Rivne, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Adana Demirspor, Slaven Belupo dhe Dauphine ASC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments