Paul Pogba ka rrëfyer për “Le Figaro” se është i pakënaqur me përvojën e tij në Manchester United.

Mesfushori francez ka kontratën e tij që skadon në qershor dhe mund të vendosë të zhvendoset në një ekip tjetër, ndoshta te PSG.

“Unë te PSG me Mbappen? Pse jo, është gjithmonë bukur të luash me shokët e kombëtares në një klub, në një ekip. Qëllimi im është të vazhdoj të fitoj.