Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, do t’i shërbejë për mirë ekipit të Vllaznisë. Kjo periudhë do t’i shërbejë për mirë kuqebluve për rikuperimin e disa prej lojtarëve të dëmtuar.

Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Egnatias, kanë munguar për arsye dëmtimi futbollistët Gurishta, Jonuzi, Latifi dhe Da Silva. Tre prej këtyre lojtarëve kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme stërvitore duke u vënë në dispozicion të trajnerit Plori e pikërisht Jonuzi, Gurishta dhe Latifi. Keta dy te fundit kane punuar ne palester por neser do jene me skuadren ne fushe.

Ndërkohë që sulmuesi brazilian Da Silva vijon të mungojë sepse mesa duket ka ende probleme me dëmtimin. Në Shkodër kanë filluar përgatitjet për sfidën e të mërkurës tjetër, atë të Kupës ndaj Partizanit. Kjo ndeshje është vendosur të luhet në “Elbasan Arena” dhe Vllaznia do të kërkojë medoemos të marrë një rezultat sa më të mirë, për t’ia bërë më të lehtë vetes kualifikimin pas dy javësh në Shkodër.

Ndërprerja e kampionatit ka ardhur në një periudhë të mirë për kuqeblutë edhe në një aspekt tjetër. Stafi i ri do të ketë edhe më shumë kohë në dispozicion për të futur në skuadër idetë e tij. Gjendja psikologjike e futbollistëve për momentin nuk ka qenë ajo e duhura, megjithatë me kalimin e ditëve dhe me plotësimin e skuadrës me lojtarët e duhur, tashmë shumë gjëra po ndryshojnë për mirë.

Vllaznia nuk ka arritur ende asnjë objektiv dhe për sfidën e kupës ndaj Partizanit padyshim që do të synojë kualifikimin për në finale dhe më pas edhe fitimin e këtij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/