Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEleminimi nga kupa mërzit Murinjon: Askush nuk do të shkojë në shtëpi,...

Eleminimi nga kupa mërzit Murinjon: Askush nuk do të shkojë në shtëpi, uroj mos t’i zërë gjumi si mua

Benfika është eleminuar nga Kupa Alianc mbrëmjen e djeshme pas një humbjeje 1-3 kundër Bragës. Rrugëtimi i gjigantëve portugezë është ndërprerë në fazën gjysmëfinale dhe ka lënë një shije të hidhur te Murinjo.

Ky i fundit ka deklaruar në konferencë për shtyp se pas kësaj humbjeje lojtarët do të shkonin në qendrën stërvitore dhe jo në shtëpi. Ai ka shtuar se do të kërkojë shpjegime nga futbollistët, pasi në dhomën e zhveshjes pati vetëm monolog nga ana e tij.

“Nuk dua ta mendoj që një lojtar i Benfikës ka frikë të luajë një ndeshje gjysmëfinale të Superkupës së Portugalisë. Nëse ndodh, atëherë do të thotë që ai nuk është një lojtar për Benfikën. Nuk dua ta mendoj këtë gjë.

Nuk do të shkojmë në shtëpi, do të shkojmë në qendrën stërvitore dhe do të flemë atje. Lojtarët do të flenë atje. Shpresoj që futbollistët të flenë po aq mirë sa do të fle unë. Që do të thotë: aspak. Shpresoj që ata të mos i zërë dot gjumi sot. Nesër më pas do të flasim, diçka që nuk e bëmë në dhomën e zhveshjes. Në dhomën e zhveshjes pati vetëm një monolog nga ana ime dhe mua nuk më pëlqejnë monologjet”, ka thënë Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments