Vllaznia konsiderohet nje “fanelle e rende”, nje klub me histori e tradite dhe per te shkruar emrin e saj te arte ne keto 100 vite kane kontribuar shume e shume figura te medha.

Pikerisht per kete arsye, sot serish punohet shume per te lartesuar kete emer dhe per kete arsye, shume vete po punojne me brezin e ri. Nje nder trajneret qe ka marre persiper nje mision te tille eshte Ylad Pirani.

Ai ka publikuar sot ne profilin e tij disa foto te ekipit Vllaznia U17 qe ai drejton sebashku me kolegun Brikeno Bizi dhe bashke me to, edhe disa fjale shume emocionuese.

Fjale keto qe ne fakt duket se i dalin nga shpirti. Pirani ka te drejte ne fakt sepse eshte i lidhur ngushtesisht me keto ngjyra dhe me kete klub per te cilin per mbi 50 vjet ka kontribuar daja i tij, i madhi Esat Rakiqi. Ja çfare shkruan zevendestrajneri i ekipit Vllaznia U17:

Te veshesh kete te shtrejnte te shenjte fanelle
Duhet ta ndjesh ne shpirte thelle, shume thelle
Te luash para syve te mjeshtrave shkodrane
Duhet ta pyesesh veten, ta mbane, s’ta mbane??

Te hyshe ne familjen e madhe te VLLAZNISE
Zemra do lene ne fushe, perpara tifozerise
Te lidhesh ne DJEPIN QE FUTBOLLIN SHPIKU.
Duhet talent, force, deshire, pasion e jo miku

Nese do, te te duan si birin e vet gjithe Shkodra
Te gjtha ekipet perballe VLLAZNISE, quaj(jane) te vogla.
Prandaj fitoren ndaj tyre e ke DETYRE gjithmone
Perpara VLLAZNIA KAMPIONIA, ZEMRA JONE.