Vllaznia bën sot plot 8 ditë, që zhvillon fazën përgatitore në Austri. Kuqeblutë po stërviten në prag të ndeshjes së Conference League përballë Craiovas, më 21 dhe 28 korrik.

Lorik Boshnjaku është bërë shkak për festë në kampin shkodran. Afrimi i verës mbush 27 vjeç dhe Vllaznia ka gjetur rastin për ta uruar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Shpresat te mesfushori janë të mëdha për të ardhmen në sezonin e ri. Ndërkohë kujtojmë se Vllaznia zhvillon nesër testin e dytë miqësor në Austri përballë Lafnitz, ndërsa të parën e kanë fituar.

URIM

Sot ka ditëlindjen futbollisti i Vllaznisë Lorik Boshnjaku. Ai feston 27 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast KF Vllaznia i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Gëzuar ditëlindjen #lorikboshnjaku!

U bëfsh njëqind vjeç!” shkruan Vllaznia në rrjetet sociale.