Mançester Siti është në kërkim të një mesfushori fantazist dhe shumë special që të bëjë diferencën në fushë.

Guardiola ka “piketuar” lojtarin e Real Madridit, spanjollin Isko. Mesfushori 26-vjeçar nuk po kalon një kohë të mirë në “Santiago Bernabeu” dhe marrëdhënia e tij me trajnerin Solari është prishur totalisht. Nuk mund të themi se përjashtohet një largim i tij nga “Los Blancos”, por problem përbën kaluzola e tij.

Më shumë se 100 milionë euro për mesfushorin ofensiv, më shumë se shifra që është shitur Kristiano Ronaldo. Pritet përgjigja e Sitit, që duket se kërkon seriozisht një mesfushor të tillë fantazist, dhe nuk kërkon ta humbas këtë rast në asnjë mënyrë.