Vllaznia eshte turperuar pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” kur eshte mundur nga Egnatia me rezultatin 0-4 dhe si rrjedhoje tashme sezoni i kuqebluve po rrezikohet plotesisht.

Ajo e sotmja ishte shume zhgenjyese per tifozet shkodrane te cilet nuk arrijne ta mendojne sa poshte ka rene skuadra e tyre e cila u ndertua per te qene pretendentja numer 1 per titullin kampion, por sot rrezikon jo vetem te mbese edhe pa Europen, por pse jo edhe te shkoje ne play-out.

I pranishem ne stadium ne ndeshjen ndaj rrogozhinasve ka qene edhe humoristi i njohur shkodran Nexho Shabani. Ne nje prononcim te shkurter te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas perfundimit te saj, eshte shprehur edhe ne nje forme batute ne kete menyre:

“Duke i pa edhe me fanella te bardha, mu duk se ne fushe kunder Vllaznise nuk ishte Egnatia, por Reali. Nje skuader qe sulmonte me 10 vete dhe mbrohej po me 10 vete. Me ka ba shume pershtypje”./SHKODRA-SPORT.COM/