Java e 32-të e Superiores, rezervon duele tepër interesante, teksa përballjet do të luhen në dy ditë. Të shtunën e 6 majit, janë planifikuar të zhvillohen 3 sfida, ndërkohë që sipari do të mbyllet ditën e diel, me dy përballjet e fundit.

Në orën 15:00, të ditës së shtunë do të zbresin në fushë 4 skuadra. Në Rrogozhinë, Egnatia, e Tetovës do të presë Bylisin, ndërsa Kastrioti do të përballet në “Elbasan Arena” me Vllazninë. Ndërkohë në orën 18:00, Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me kryesuesit e Tiranës.

Kjo javë do të mbyllet me duelet Laçi-Erzeni, që do të startojë në orën 15:00 dhe Partizani-Kukësi në orën 18:00. Një javë me të vërtetë interesante, që pritet të vendosë shumë për sa i përket fateve sezonale të skuadrave.

E SHTUNË, 6 MAJ:

EGNATIA-BYLIS ORA 15:00

KASTRIOTI-VLLAZNIA ORA 15:00

TEUTA-TIRANA ORA 18:00


E DIEL, 7 MAJ:

LAÇI-ERZENI ORA 15:00

PARTIZANI-KUKËSI ORA 18:00