Në derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Totenhamit, e fituar 4-2 nga “Topçinjtë” e drejtuar nga Unai Emeri, vëmendje më të madhe mori një tifoz i Totenhamit, për shkak të veprimit të tij gjatë festimit të golit nga sulmuesi Obamejang.

Tifozi i Totenhamit, që bëri këtë veprim racist, është identifikuar nga pamjet filmike brenda stadiumit “Emirates” dhe emri i tij është Averov Panteli, 57-vjeç.

Panteli ka marrë dënime shumë të rënda nga Federata Angleze e Futbollit. Fillimisht, tifozi i Totenham duhet të paguajë 500 paundë gjobë, por dënimi më i rëndë është padiskutim ndalimi i tij nga çdo stadium futbolli për katër vitet e ardhshme./vipsport/