Jose Mourinho është shkarkuar ditën e sotme nga detyra si trajner i Manchester United. Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kolegut të tij, gjermanit Jurgen Klopp i cili e ka shprehur pa doreza simpatinë ndaj trajnerit.

Pas humbje 3-1 ndaj Liverpool-it, ka ardhur edhe vendimi i shkarkimit të trajnerit dhe ka qenë pikërisht trajneri i tyre që ka folur me superlativa për të.

“Ai është një djalë shumë konkurrues dhe ambicioz, jashtëzakonisht i suksesshëm dhe mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të mira veçanërisht për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm.”/telesport/