Sukseset janë të pafund por bashkë me to edhe vështirësitë për të arritur deri aty. Boksierët e Vllaznisë kanë provuar në vite të sfidojnë të gjithë kundërshtarët e tyre, me apo pa mbështetje. Por për të marrë pjesë në kaq shumë aktivitete, për të zhvilluar faza përgatitore para ndeshjeve të rëndësishme, është dashur edhe mbështetja e sponsorëve të ndryshëm që në fakt nuk i kanë munguar këtij ekipi.

Por kohët e fundit, boksierët shkodranë kanë qenë të braktisur dhe jo më kot, në garat e fundit, ato të Kupës së Shqipërisë kanë udhëtuar drejt Tiranës me shpenzimet e tyre. Megjithatë këto peripeci duket se kanë marrë prej ditës së djeshme.

Pjestarë të këtij ekipi bëjnë të ditur se pas një shkëputje gjashtëmujore rikthehen në postin e presidencës biznesmenët Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi që janë dhe pronarët e firmës së johur “Albtiefbau”.

Kjo e fundit ka disa vite që sponsorizon këtë ekip në periudha të ndryshme duke dhënë kontributin e saj në shumë prej sukseseve që ai ka arritur. Ky është një lajm i mirë për boksin shkodran i cili padyshim që do të vazhdojë të na dhurojë të tjera suksese edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com