Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave te Vllaznise ne volejboll nuk ia ka dale te fitoje pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut vendas. Vajzat shkodrane jane mundur me rezultatin e paster 3-0 nga vendaset.

Keto te fundit kane luajtur me mire dhe si rrjedhoje nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren, madje e kane arritur lehtesisht ate sepse Vllaznia ka qene larg pritshmerive.

Ekipi shkodran ka shenuar vetem 16 pike ne setin e pare kundrejt 25 pikeve te Skenderbeut, ndersa dy te tjeret jane mbyllur me te njejtin rezultat, 25-14 po ne favor te ekipit korçar.

Pas javes se 9-te te kampionatit Vllaznia me 12 pike te grumbulluara ndodhet ne vendin e katert te renditjes, duke qene brenda pritshmerive dhe me shume mundesi, me kontigjentin qe ajo ne dispozicion, veshtire se do mundet te pretendoje me shume.

Per kete arsye, synimi ne pjesen e mbetur te kampionatit eshte rritja e lojtareve te reja dhe marrja e pervojes se duhur prej tyre ne menyre qe ne sezonet e ardhshme te kemi nje Vllazni edhe me te forte ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/