Pas fitores 2-1 përballë Bayern Munich, ka folur sulmuesi i Real Madrid, Vinicus Jr. Braziliani tregon që synimi tashmë është të marrin trofeun numër 15-të të Champions League në histori.

Ndër të tjera, Vinicius thotë se kur janë në Bernabeu nuk dorëzohen edhe kur janë në disavantazh, pasi e dinë që herë apo vonë do ia dalin të përmbysin.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e këtij ekipi, të veshësh këtë fanellë. Duke luajtur kaq shumë herë në këtë stadium e dimë se herët apo vonë ne ia dalim.

Nuk dorëzohemi kurrë për Champions League e 15-të. Është një ëndërr të luaj me Real Madrid. Ne e dimë shumë mirë se ç’mund të bëjmë nën praninë e tifozëve tanë”, është shprehur Vinicius.