Pas 10 fitoresh rradhazhi, ka ardhur momenti qe basketbollistet e rinj te Vllaznise te ndalen. Pasditen e sotme ato kane pesuar humbjen e pare ne kampionat, pikerisht ndaj rivalit kryesor te tyre, ekipit te Kamza Basket.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e se dieles ne sallen sportive te Kamzes teksa ekipi vendas ka luajtur me mire, ka kontrolluar gjithçka dhe ne fund ka fituar me rezultatin 73-56.

Ne fakt duket paksa e palogjikshme qe Vllaznia te shenoje kaq pak pike por duhet thene se nje nga shkaqet kryesore pse ka ndodhur keshtu, ka patur te beje me faktin se lojtari kryesor i saj Elian Memçaj vertete ka qene ne fushe, por nuk ka qene ne gjendje te jape me te miren ngaqe ka luajtur shume minuta dje ne ndeshje me ekipin e te rriturve ndaj Barleti Eagles.

Me humbjen e sotme Vllaznia U18 mbetet ne vendin e dyte te renditjes, duke qene nje pike larg Kamzes, megjithate deri ne fund te kampionatit pritet te kete nje rivalitet shume te forte per titullin kampion.
www.shkodrasport.com