Komisioni i Disiplinës u mblodh pak ditë më parë për të dhënë vendimet në lidhje me ndeshjet e zhvilluara javën e shkuar.

Ndërkohë, sot është mbledhur sërish Disiplina dhe ka dhënë vendime për të tjera ndeshje, por nga Kategoritë më inferiore.

Futbollisti i Besës, Arinit Krasniqi është dënuar 5 ndeshje pezullim për shkak të një goditjeje që i ka bërë kundërshtarit. Ndërkohë, Butrintit dhe Delvinës u janë mbyllur stadiumet me nga 4 javë, ndërkohë që më rëndë e ka pësuar Ada.

Skuadra e Adës do të zhvillojë 6 ndeshje pa tifozë për shkak se tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë shkaktuar akte dhune.

Ndërkohë, edhe një gjobë e majme prej 200 mijë lekësh ka shkuar në drejtim të klubit, por që do të paguhet në masën 20%. /VipSport/