Maqedonia e Veriut mori një fitore historike 0-1 ndaj Italisë në “Play Off” e Kupës së Botës dhe i la “axurrët” jashtë botërorit.

Tashmë Kombëtarja maqedonase do të luajë në finale ndaj Portugalisë dhe shpreson në një tjetër mrekulli për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka “kërcënuar” Cristiano Ronaldos dhe Portugalinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pendarovski shkruan se Ronaldo dhe Portugalia do të jenë “viktimat” e radhës për Maqedoninë. 

Siç duket atmosfera te Kombëtarja maqedonase është mjaft e mirë dhe tani të gjithë në Maqedoni kanë nisur të ëndërrojnë për një tjetër fitore e për të bërë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote.

“Bëhu gati Ronaldo, ti je i radhës”, shkruan Pendarovski në rrjetet sociale duke i lëshuar kështu sfidën Portugalisë. Kjo ndeshje do të luhet ditën e martë në orën 20:45 dhe skuadra fituese do të kualifikohet për në Kupën e Botës që do të luhet në Katar në muajin nëntor./newsporr/