Ermir Lenjani ishte i pafat në grumbullimin me kombëtaren, pasi për shkak të një dëmtimi u detyrua të largohej nga grumbullimi. Mirëpo fatmirësisht lojtari nuk pati asnjë problem serioz, teksa me rifillimin e kampionatit, Lenjani luajti me skuadrën e Sion.

Trajneri i ekipit, Murat Yakin, arriti të merrte një tjetër suksese me rëndësi në fundjavë, ndërsa Lenjani u aktivizua si sulmues në krahun e majtë. Në fakt edhe pse nuk është roli i tij natyral, pasi luan si mbrojtës në këtë krah, Lenjani është parë shpesh të luaj si sulmues krahu te Sion.

Kjo për shkak se skuadra është duke kaluar një momet të vështirë me dëmtimet dhe mungesat, të cilat i kanë vështirësuar zgjedhjet trajnerit. Zgjidhja ka qenë Lenjani, dhe ka rezultuar i suksesshëm.

Tre gola dhe asiste, e kanë shndërruar atë në pikë kyçe për ekipin e Sion. Trajneri Murat Yakin është shprehur se për të, Lenjani, është futbollisti më i rëndësishëm në skuadër për momentin. “Në mungesë të sulmuesve e kam vendosur Ermir Lenjanin përpara dhe deri më tani ai ka bërë mirë.

Ka shënuar gola dhe ka bërë asistime, është më produktiv se sulmuesit që kam në dispozicion”, ka thënë Yakin. “Për mua ai është lojtari më i rëndësishëm që kam në dispozicion”, u shpreh Yakin. Këto fjalë patjetër duhet të gëzojnë futbollistin shqiptar, pavarësisht se në dy javët e ardhshme ai do të mungojë, për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundit./telesport/