Dita e sotme është e veçantë për futbollistin e Napolit dhe të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Ai ka ditëlindjen dhe feston 25 vjetorin e lindjes së tij.

Një ditëlindje që vjen në fakt në një moment jo shumë të mirë sportiv për mbrojtësin e djathtë por gjithsesi, mund të jetë edhe një ogur i mirë i një kthese për karrierën e tij.

Por në fakt në mes morisë së urimeve që ka marrë gjatë ditës së sotme, me siguri që urimin më të mirë e ka marrë nga babai i tij, Gëzimi.
Njeriu që ka sakrifikuar shumë që i biri të arrijë në këto nivele ku është sot, duket se e ka si idhull të birin.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Elsi Hysaj do të jesh kampioni im gjithmonë”- shkruan Gëzim Hysaj në profilin e tij.

Fakti që tashmë pas mbylljes së merkatos mbrojtësi shkodran mbeti tek Napoli, do të thotë se ai do të shtrëngohet fort për të fituar vendin e titullarit dhe për të bindur trajnerin Ancellotti për vlerat e tij.

Për ta arritur këtë, i ka pranë të gjithë të afërmit e tij dhe veçanërisht i ati- Gëzimi, është njeriu që vazhdon ta mbështesë fuqimisht dhe me siguri që Elsi do ta kalojë edhe këtë moment të vështirë dhe do të kthehet sërish në nivele të larta.
© shkodrasport.com