Te Vllaznia, përforcimet në mbrojtje do të jenë parësore momentalisht.  Marrja e një qendërmbrojtës është imediate sepse aktualisht skuadra ka vetëm Shehin e Bulatoviç.

Nga ky repart kanë mbetur pak futbollistë nga sezoni i kaluar dhe do të kërkohet që të afrohen të paktën edhe 1-2 mbrojtës, të cilët mund të mbajnë peshë në skuadër.

Kreu i pankinës së Vllaznisë, Mirel Josa pret përforcimet e nevojshme dhe deri në prag të Conference League, mund të ketë sërish afrime të tjera.

Drejtuesit shkodranë janë fokusuar tek elementi ballkanas kryesisht, por duke mos hequr dorë edhe nga ndonjë futbollist me eksperiencë në Superiore, që tashmë është i lirë dhe kështu mund të firmosë për kuqeblutë.

Maringlen ZHIVANI