Elseid Hysajt i skadon kontrata në 30 qershor dhe më pas të gjitha të drejtat për një lëvizje të mundshme i kalojnë vetë klubit napoletan.

Ditët e fundit ishte përfolur për një transferim të tij në Londër ku kishte shfaqur interes të hapur ekipi i Celsit.

Por a do të shkojë vërtet shkodrani te Çelsi?! Jo edhe nëse Sarri merr drejtimin e ekipit Anglez, Hysaj do të qëndroj nën urdhërat e Karlo Ancelotit.

“Është e mundur që Sarri të kërkojë disa futbollistë të Napolit nëse merr drejtimin e Çelsit.

Hysaj? Do të qëndrojë te Napoli! Ajo e kalimit te Çelsi është një hipotezë që vështirë se mund të merret në konsideratë”, ishin fjalët e menaxherit.