HomeKRYESOREElseid Hysaj titullar, por Napoli bën një tjetër hap fals në kampionat

Elseid Hysaj titullar, por Napoli bën një tjetër hap fals në kampionat

Një tjetër hap fals në kampionat për Napolin e Elseid Hysaj. Nënkamionët e Italisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në shtëpi përballë Torinos.

Barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Ançelotit që duket se ka humbur kryesuesit e Juventusit, të cilët e kanë thelluar diferencën në 13 pikë.

Në sfidën e sotme, futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj u aktivizua si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, duke zënë vendin e të dëmtuarit, Mario Rui.

Shkodrani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të, teksa performanca e tij ishte e kënaqshme, duke mos lejuar futbollistët kundërshtarë që të depërtojnë në zonën e Napolit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments