Bylisi arriti të mposhte Besën në ndeshjen e fundit të Kategorisë së Parë me rezultatin e thellë 4-0. Një takim që vlejti thjesht për statistika pasi Bylisi e kishte siguaruar prej disa javësh rikthimin në Superligë.

Para fillimit të ndeshjes në Ballsh kishte festë me këngëtar të ftuar nga drejtuesit e klubit.

Por, veç këngëtarëve i pranishëm ka qenë dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Numri një i Federatës ka preferuar të dorëzoi trofeun në Ballsh dhe jo në Shkodër pasi njihet për simpatinë e tij për Vllazninë.

Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe ish-deputeti Enkeleid Alibeaj që është njëkohësisht pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

 Bylis sezonin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit shqiptar si dhe do të ketë finalen ndaj Vllaznisë për fituesin e Kategorisë së Parë./newsport/