Nga Gjergj KOLA
Ne dy vitet e fundit ka arritur te shpallet kampion i Shqiperise dhe kemi te bejme me nje sportist qe premton shume per te ardhmen. E kemi fjalen per Ani Haxhillarin. Ai po pergatitet nderkohe tashme per debutimin e tij ne boksin profesionist dhe padyshim qe objektivi i tij eshte per ta nisur mbare.
Ai eshte shume i lumtur qe ndeshjen e tij te pare do ta beje ne Shkoder, ngaqe eshte edhe boksier i Vllaznise dhe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” shpalos edhe endrren e tij te madhe ne boks.
“Mezi po e pres ndeshjen time te pare ne boksin profesionist. Kam pase shume mundesi ta nise ate edhe me perpara, por jam me fat qe po e bej ndeshjen time te pare ketu ne Shkoder, ngaqe jam edhe boksier i Vllaznise, prandaj e perseris qe mezi po e pres. Ndjehem shume mire dhe mendjen e kam tek ndeshja.
Une mendoj se te shtunen do te jete nje mbremje e veçante. Do ngjiten ne ring boksieret me te mire te Shqiperis, jemi te gjithe kampione dhe premtojme spektakel. Ka kane treguar se kush do te jete kundershtari im, por une do te futem ne ring me idene e qarte per ta mundur dhe madje besoj se ndeshja do te mbyllet para kohe.
Edhe per disa kohe do te vazhdoj t’i bej te dyja si boksin amator ashtu edhe ate profesionist, por pas disa kohesh do te fokusohem vetem tek boksi profesionist dhe te luftoj fort per te realizuar endrren time, te shpallem kampion bote”- eshte shprehur per gazten tone boksieri Ani Haxhillari.
Ju kujtojme se ky boksier do te ngjitet ne ring pasditen e 30 marsit ne aktivitetin qe do te nise ne oren 17:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te emertuar “Fists of Fire” 2 dhe te organizuar nga Mondi e Gjovalin Ndou si dhe Melser Abdyli./www.shkodrasport.com/