Maurizio Sarri ndoshta nuk ka bërë një sezon shumë të mirë tek Chelsea dhe së fundmi kanë qarkulluar zërat se tekniku italian do të rikthehet në Serie A.

Mirëpo, sikurse raporton programi televiziv “Sunday Supplement”, vendin e tij tek Chelsea mund ta marrë një trajnere femër dhe bëhet fjalë për Emma Hayes, e cila drejton skuadrën e femrave, po tek Chelsea.

Ende nuk ka diçka konkrete, por do të ishte me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme që një trajnere femër të drejtojë në Premier League./newsport/