As koha e keqe nuk e ndal Izmir Smajlajn. Kampioni shqiptar i atletikës ka vijuar rregullisht stërvitjen në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Është vetë 26-vjeçari që ka publikuar një video ku shihet teksa përgatitet nën kujdesin e trajnerit Vildan Tufi.

Në një kohë kur vendi ynë është ende nën ethet e tërmetit, Smajlaj vijon rregullisht përgatitjet. Kampioni gjithmonë duhet të bëjë diferencën dhe një të tillë na e tregon më së miri shkodrani i kërcimit për së gjati, raporton newsport.al.

Gjate diteve te fundit ka zgjedhur te stervitet ne Shkoder dhe per me teper me trajnerin e meparshem te tij, te mirenjohurin Vildan Tufi me te cilin arriti te shpallej deri dhe Kampion Europe.